Data e sotme 5 dhjetor, shënon “Ditën Botërore të Tokës”, që thekson rëndësinë e kujdesit dhe ruajtjes së burimeve më të çmuara të natyrës – tokën. Toka është thelbi i jetës, që na furnizon me ushqim dhe hapësirë për florën dhe faunën tonë.
Ndërkohë që shoqëria zhvillohet, urbanizohet dhe industrializohet, është e rëndësishme të kultivohet ndërgjegjësim për të mbrojtur dhe riparuar tokën tonë. Për të festuar këtë ditë, ne mund të ndërmarrim hapa për të ulur ndikimin e aktiviteteve tona mbi tokën, duke përdorur praktika bujqësore të qëndrueshme dhe duke promovuar edukatë mbi rëndësinë e shpëtimit të tokës së shëndetshme, për gjeneratat e ardhshme.
Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për të gjitha krijesat, është burim i jetës dhe mbrojtja e natyrës por edhe e mjedisit, konsiderohen si pjesë shumë e rëndësishme e jetës në planetin tonë.
Tema me të cilën sivjet shënohet “Dita Botërore e Tokës”, thotë ‘Toka dhe uji: Burim i jetës’.