Data e sotme, 13 mars, i është ndarë shënimit të ditës ndërkombëtare ‘Fitore për Çdo Vajzë”, dedikuar promovimit të të drejtave të vajzave dhe fuqizimit të tyre në çdo aspekt të jetës. Dita “Çdo Vajzë Fiton”, synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen vajzat në mbarë botën dhe të nxisë veprime konkrete për garantimin e barazisë, sigurisë dhe mundësive të barabarta. Në shumë vende, vajzat ende përballen me pengesa në arsim, pabarazi gjinore, dhunë dhe mungesë përfaqësimi në vendimmarrje.
Organizatat ndërkombëtare dhe aktivistët e të drejtave të njeriut theksojnë se investimi në arsimim dhe mirëqenien e vajzave, është një nga mënyrat më efektive për të ndërtuar shoqëri më të drejta dhe ekonomi më të qëndrueshme. Çdo vajzë meriton të ketë qasje në arsim cilësor, kujdes shëndetësor, mbrojtje nga dhuna dhe mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e saj.
Fuqizimi i vajzave nuk është vetëm çështje drejtësie sociale, por edhe një hap i domosdoshëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm global.







