Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 130 milionë vajza në botë nuk kanë mundësi të ndjekin shkollimin. Këto shifra tregojnë se rruga drejt barazisë është ende e gjatë, por çdo hap i vogël bën ndryshimin e madh. Pikërisht për këtë arsye, çdo 11 tetor, bota kremton ‘Ditën Ndërkombëtare të Vajzës’, një ditë kushtuar fuqizimit, barazisë dhe të drejtave të çdo vajze, kudo që ajo ndodhet.
Kjo ditë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2011, është një kujtesë e fuqishme se vajzat nuk kanë nevojë për leje për të ëndërruar, mirëpo ato kanë nevojë për mundësi për t’i realizuar ëndrrat e tyre. ‘Dita Ndërkombëtare e Vajzës’, është një ditë reflektimi dhe veprimi. Është kujtesë se çdo vajzë ka të drejtë të ëndërrojë, të mësojë, të zgjedhë dhe të jetojë e lirë nga çdo formë dhune apo diskriminimi.
Duke u qëndruar pranë vajzave, ne ndërtojmë një botë më të drejtë, më të barabartë dhe më të ndritur për brezat që vijnë.