Çdo tetor, komunitetet në mbarë botën mblidhen për të shënuar ‘Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit’, një nismë kjo që synon rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ndikimin e tij dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm. Kjo fushatë vjetore jo vetëm që edukon individët për sëmundjen, por gjithashtu i inkurajon ata të ndërmarrin hapa konkret në menaxhimin e shëndetit të tyre.
Kanceri i gjirit është një nga më të shpeshtit që prek femrat, por kjo mund tu ndodh edhe meshkujve. Kjo sëmundje zhvillohet kur qelizat në gji fillojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar, duke formuar një tumor që mund të zbulohet me mjete të ndryshme, përfshirë ultrazërin apo mamografinë. Faktorët që ndikojnë në rrezikun e kancerit të gjirit përfshijnë gjenetikën, zgjedhjet e stilit të jetesës dhe ndikimet mjedisore.
Një nga mesazhet kryesore të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, është rëndësia e zbulimit të hershëm. Ekzaminimi i rregullt përmes mamografisë mund të identifikojë kancerin e gjirit në fazat e tij më të hershme kur ai është më trajtues. Për gratë e moshës mbi 40 vjeç, rekomandohen mamografitë vjetore, ndërsa ato me histori familjare të kancerit të gjirit mund të kenë nevojë të fillojnë edhe më herët kontrolle mjekësore.







