Ndonëse jemi mësuar që të shtunat të karakterizohen me shfaqje të dhëna për fëmijë, kësaj here Termokiss në bashkëpunim me Teatrin e kukullave “Dodona”, kanë vendosur që të vegjëlit t’i argëtojnë sot (28.06.19), në ora 18:00, përmes shfaqjes “Tom & Jerry”.
Përveç këtij aktiviteti, zyrtarë nga qendra “Termokiss”, dëgjuesit e Radio KFOR-it i njoftuan edhe për aktivitete të tjera që do të realizohen gjatë kësaj fundjave dhe gjatë vikendit. “Pas shfaqjes për fëmijë, nga ora 21:30 sonte (28.06.19) do të kemi karaoke për të gjithë personat e interesuar, ndërsa të shtunën nga ora 12:00 – 18:00, do të ketë punëtori të ndryshme artizanale, me ç’rast kushdo që ka nevoj të rregulloj rrobat, janë të mirëseardhur që nga rrobaqepësja Fexhrije Havolli, të mësohen t’i rregullojnë ato, ndërkaq po nesër nga ora 14:00 – 18:00, Jeta Veseli do të mbajë punëtori rreth reciklimit të letrave të ndryshme”, tha për Radio KFOR-in përfaqësuesja e Termokiss-it, Erleta Morina. Do të jenë të llojllojshme aktivitetet që do të realizohen gjatë kësaj fundjave dhe vikendi, për të cilat mund të njoftoheni përmes vegzës së mëposhtme: https://www.facebook.com/Termokiss/