Shfaqje të shumta janë paraparë të realizohen këtë muaj (Janar) në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Sonte (9 janar), nga ora 20:00, do të shfaqet repriza e shfaqjes “Mosmarrëveshja” nga Alber Kamy, me regji të Fata Hyseni.
“Mosmarrëveshja” tregon për një një nënë dhe të bijen e saj Marta të cilat kanë mbetur të izoluara në një bujtinë e cila kthehet në një vend krimi. Ato nisen drejt misionit të madh për mbledhjen e parave për tu larguar nga ky izolimi. Mënyra se si bëjnë para është e çuditshme. Ky është pak a shumë tregimi për shfaqjen “Mosmarrëveshja”.
Përveç kësaj shfaqje në Teatrin Kombëtar, artdashësit mund t’i shikojnë edhe 21 shfaqje të tjera, të cilat do të jepen pothuajse çdo ditë, deri më 31 janar, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.