Në prag të Vitit të Ri, teatri ’Dodona’ ka përzgjedhur shfaqjen për fëmijë ‘Posta e porositur’, e shkruar nga Mark Krasniqi, që të përmbyll vitin 2018. Kjo shfaqje tregon kafshë të ndryshme të cilat dërgojnë urimet dhe dëshirat e tyre përmes Lepurit postier.
Shfaqja ‘Posta e porositur’, është në regji të Melihate Qenës, ndërsa aktorët të cilë e realizojnë këtë shfaqje janë: Melihate Qena, Faik Gashi, Valdet Rama, Roza Berisha-Fejzullahu, Avni Hoti dhe Avdi Azemi.
‘Posta e porositur’ do të jepet nesër (29.12.18) në tetarin Dodona në dy termine, prej orës 12:00 dhe prej orës 13:00, ndërsa për rezervime të biletave, mund të kontaktoni në numrin 038 230 623.