Shënohet sot (20.12.23) “Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor”, e cila ka për qëllim njohjen e vlerave universale të solidaritetit, duke i ndërgjegjësuar shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, për objektivat dhe iniciativat globale për të reduktuar varfërinë dhe për të formuluar dhe ndarë strategjitë e reduktimit të varfërisë të kombeve të pavarura në mbarë botën.
“Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor” është themeluar në bazë të Deklaratës së Mijëvjeçarit të OKB-së që përcakton të drejtat civile dhe politike të një individi në epokën moderne, duke vendosur marrëdhënie të jashtme midis shteteve anëtare dhe OKB-së. Kjo ditë në fokus ka arritjen e objektivave të vendosura për çrrënjosjen e varfërisë në mbarë botën.