Këshilli i Veprimit Rinorë Lokal në Mitrovicë, si organ i cili i përfaqëson të gjithë të rinjtë e komunës së Mitrovicës, sot (22 janar), nga ora 15:30, në objektin e Organizatës RINAS, ofron ligjëratën “Menaxhimi i stresit në kohë të provimeve”, nga Psikologu, Arbër Zeka.
Gjatë ligjëratës në fjalë, do të diskutohet për metodat se si studentët duhet të jenë më efektivë gjatë kohës së provimeve dhe të mos kaplohen nga stresi. Duke ditur që muaji janar është muaj i provimeve, inkurajohen të gjithë studentët dhe nxënësit ta ndjekin këtë ligjëratë.