Në kuadër të projektit” Krejt Ka Pak III”, sonte (14.12.2018) në Termokiss, do të mbahet aktivitetti “World Café”, ku do të shfaqet filmi i shkurtër “Imaginatorium”.
Siç na njoftoi, Eljesa Beka nga Termokiss, “World Café”-të janë diskutime të strukturuara, që mbahen në tavolina të ndryshme, ku secila ka tema të caktuara, përfshirë, paqen, edukimin joformal, vullnetarizmin dhe qytetarinë aktive.
“Pjesëmarrësit i prezantojnë punët e tyre drejtë zgjidhjes së problemeve, ndarjes së ideve, mendimeve, diturisë dhe identifikimit të vlerave të përbashkëta dhe atyre jo të përbashkëta”, tha për Radio KFOR-in, Eljesa.
Ndërsa filmi, “Imaginatorium” me regji të Théo Caudan, është realizuar në një qendër alternative të mësimit në Graçanicë, së bashku me fëmijët edhe të rinjtë që jetojnë në këtë vend.