Lajmi më i “bukur” teknologjik i javës, patjetër që është tërheqja e WhatsApp nga ndryshimi i politikave të reja të privatësisë, gjë që kishte vënë në dyshime gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni. Në një njoftim nga, WhatsApp, thuhet se ‘Ndryshimi i paraparë ka shkaktuar shumë konfuzion dhe keqinformim dhe për këtë kemi vendosur ta shtyjmë për një datë tjetër.’ Ndërkohë ngjarjet e vitit 2020, do të mbesin të ‘dokumentuara’ përmes “2020 GAME”. Në këtë lojë kompjuterike pasqyrohen ngjarjet e vitit 2020, si zjarret në Australi, pandemia CoViD-19, rënia e tregut të aksioneve, karantina, rritja e aplikacionit TikTok, e shumë ngjarje të tjera. E kur jemi te TikTok, aplikacioni javën që po e lëmë pas, ka filluar me aplikimin e rregullave të reja të cilat do t’i bëjnë fëmijët më të sigurt. Sipas rregullave të reja, përdoruesit e moshës nga 13 deri në 15 vjeç, do të kenë llogari private. Kjo do të thotë se vetëm dikush që përdoruesi e pranon si ndjekës mund të shikojë videot e tyre. Ndërkohë është ndaluar edhe shkarkimi i videove të fëmijëve dhe të rinjve në, moshat 17 vjeç.
Java teknologjike që sapo e kemi lënë pas, ka sjellur edhe një përmbledhje të vitit 2020, kur është fjala për makinën më të shitur të vitit të shkuar. Sipas statistikave, Volkswagen Golf 8, ka triumfuar si vetura më e shitur, ku në gjithë Evropën janë shitur gjithsej 312.000 njësi.