Këtë javë u njoftuam me super kompjuterin nga Tesla, për të cilin u tha se përbënë super-kompjuterin e pestë më të shpejtë në botë. Ky kompjuter, ka për qëllim të ndihmojë në mësimin e autopilotit Tesla, se si të ngasë plotësisht në mënyrë autonome. Shefi i Inteligjencës Artificiale në Tesla, Andrej Karpathy, prezantoi super-kompjuterin e ri të prodhuesit të veturave në një panair tregtar për njohjen e imazhit. Kompjuteri përbëhet nga gjithsej 5.760 GPU. Kjo i jep atij një prodhim total prej rreth 1.8 EFLOPS.
Lajm javor u bë edhe Microsofti, pasi kapërceu kufirin e kapitalizmit të tregut prej 2 trilionë dollarësh. Microsoft u bë kompania e dytë amerikane pas gjigantit tjetër të teknologjisë Apple Inc. (AAPL), që ka një kapitalizim tregu prej më shumë se 2 trilionë dollarësh. Këtë javë që po e lëmë pas, u njoftuam edhe me idenë e Bashkimit Evropian për krijimin e një ekipi të sigurisë kibernetike. Një ekip ekspertësh shumëkombësh të sigurisë kibernetike, do të dërgohen në vende të ndryshme Evropiane, nëse ato bien pre e sulmeve serioze kibernetike. Autoriteti argumentoi se sulmet kibernetike janë kërcënime kombëtare dhe numri i tyre u rrit nga 432 në vitin 2019, ndërsa ky numër gati u dyfishua në vitin 2020, meqë arriti shifrën në 756 sulme.
‘Deserti’ teknologjik i kësaj jave, ishte lajmi se ‘iPhone 13’, mund të dalë në treg më 24 shtator.