Bota e teknologjisë po vazhdon të ecë me hapa të shpejtë, duke na sjellë inovacione që po prekin çdo aspekt të jetës sonë. Ndër mesin e lajmeve që morën vëmendje këtë javë, ishte TikTok, ku Presidenti amerikan Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv, i cili i jep afat TikTok-ut deri më 16 dhjetor që të ndahet nga pronësia kineze. Në të kundërt, aplikacioni mund të ndalohet në SHBA, sipas ligjit të vitit 2024.
Në Kinë, teknologjia ka kapërcyer edhe kufijtë e imagjinatës, atje është hapur spitali i parë në botë i menaxhuar nga inteligjenca artificiale, ku 14 “mjekë IA” janë të aftë të diagnostikojnë sëmundje të ndryshme, si kanceri, goditjet në tru dhe infeksionet brenda disa sekondave. Këto spitale me doktorë robotë u mundësojnë pacientëve të marrin diagnoza dhe trajtime të shpejta, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke ndihmuar në zonat me mungesë stafi mjekësor.
Ndërkohë po këtë javë, na erdhi një zbulim i pazakontë: një dhëmb qumështi mund të shërojë trurin dhe zemrën! Studimet e reja kanë konfirmuar se qelizat burimore nga dhëmbët e mençurisë, mund të transformohen në inde nervore, kockore dhe të zemrës, duke hapur rrugë për trajtime të reja për Parkinson, Alzheimer dhe sëmundje të tjera të rënda.