Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me mbylljen e një prej platformave më të famshme të komunikimit. Microsoft ka njoftuar se do të mbyllë Skype-in dhe këtë do e bëjë në muajin maj të këtij viti. Platforma e themeluar në fillim të viteve 2000 dhe e blerë nga Microsoft për 8.5 miliardë dollarë në vitin 2011, po mbyllet për shkak të konkurrencës nga shërbime si Zoom dhe platforma të tjera.
Këtë javë kuptuam që është hapur një hetim ndaj TikTok-ut dhe Reddit-it, që ka të bëjë me të dhënat e fëmijëve. Është mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar që ka njoftuar se po heton TikTok-un dhe Reddit-in, për përdorimin e të dhënave të përdoruesve të mitur.
Këtë javë edhe robotika ka sjell lajme shumë befasuese. Japonia po zhvillon robotë humanoidë për kujdesin ndaj të moshuarve. Roboti humanoid me peshë 150 kg i drejtuar nga inteligjenca artificiale i quajtur AIREC, është një prototip “kujdestar i ardhshëm”, që pritet të kujdeset për popullsinë që po plaket me shpejtësi në Japoni dhe pritet të ulë mungesën kronike të punonjësve të kujdesit për të moshuarit. Përndryshe, stilistikisht Japonia është njëra ndër vendet ‘më të plakura’ në botë, me një normë lindjeje në rënie dhe me politika kufizuese të imigracionit.







