Këtë javë kemi pasur zhvillime të shumta teknologjike. Platforma X ka prezantuar funksionin e ri “History”, që krijon një arkiv personal të postimeve, videove dhe artikujve të parë më herët, duke e kthyer platformën në një lloj kujtesë digjitale.
Një studim evropian ka ngritur shqetësime pasi një në dy të rinj përdorin chatbot-ët e inteligjencës artificiale për të folur rreth problemeve personale dhe ankthit, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se IA nuk mund të zëvendësojë mbështetjen njerëzore.
Po këtë javë kuptuam që Mira Murati me kompaninë e saj ‘Thinking Machines Lab’, po synon të krijojë një sistem të ri, që synon ta bëjë komunikimin me inteligjencën artificiale më natyral dhe më njerëzor në kohë reale.
Ndërkohë, shkenca po sjell shpresë të re për Alzheimerin me trajtime që synojnë largimin e pllakave të dëmshme në tru dhe ngadalësimin e sëmundjes.
Po ashtu, syzet inteligjente të Meta dhe Ray-Ban kanë qenë krye temë këtë javë. Këto syze po ndezin debat për privatësinë, pasi kamerat diskrete po rrisin shqetësimet për regjistrimet pa dijeninë e njerëzve.







