Edhe kjo javë na ka sjellë plot të reja, inovacione e rekorde nga fusha e teknologjisë. E fillojmë me tregun e telefonave të mençur që bazuar në parashikimet e Counterpoint Research, këtë vit (2024), pritet që te kemi rritje deri në 3%, në tregun e telefonave të mençur, e janë markat Apple dhe Huawei, që pritet të kryesojnë tregun. Elon Musk, ka qenë krye temë edhe përgjatë kësaj jave. Kompania e automjeteve elektrike “Tesla” ka planifikuar të prezantojë me datën 8 gusht, makinën e saj të premtuar prej kohësh “Robotaxi”.
Ndëkohë me X-, Musk ka prezantuar rivalin e ChatGPT. Fjala është për Grok që është i krijuar nga startup-i xAI dhe i njëjti ka tejkaluar produktin e ChatGPT për nga qasshmëria e tij për përdoruesit në mbarë botën.
Të reja interesante kemi edhe nga NASA, që po përgatitet për të mbjellë bimë në Hënë. Agjencia Hapësinore Amerikane, po planifikon që të mbjellë tre lloje barishtesh të ndryshme në një serë hënore, kur misioni i ‘Artemis III’, të rikthejë njerëzit në Hënë. Lunar Effects on Agricultural Flora (LEAF) është një nga tre eksperimentet që janë përzgjedhur për të shkuar në Hënë, në vitin 2030.
Kur jemi tek kontinenti amerikan, shkencëtarët atje po festojnë përfundimin e kamerës digjitale më të madhe të ndërtuar ndonjëherë. Inxhinierët e Stanfordit, në Laboratorin Kombëtar SLAC të Departamentit të Energjisë, në SHBA, kanë ndarë detaje të kamerës së Trashëgimisë së Hapësirës dhe Kohës (LSST) që ka përafërsisht madhësinë e një veture dhe peshon rreth 3 ton. Lenta e përparme e saj vlerësohet të jetë afro 1 metër e gjerë dhe është lenta më e madhe e krijuar ndonjëherë.