Nga lehtësimet e deri tek lajmet e çuditshme, edhe kjo javë na ka sjellë plot të reja apo lajme të shumta teknologjike. Lajmet mbi fushën e teknologjisë i fillojmë me pacientin e parë, të cilit i është implantuar një çip në tru nga kompania e Elon Musk, Neuralink. Bëhet fjalë për pacientin 29 vjeçar, të quajtur Noland, i cili pas një aksidenti me veturë është paralizuar në disa pjesë të trupit të tij dhe në fillim të këtij viti, ai ka marrë një implant nga Neuralink. Në videon e postuar nga Neuralink, Noland shihet duke luajtur shah dhe duke ndaluar muzikën vetëm me anë të mendimeve të tij.
Edhe robotika ka qenë shumë aktive këtë javë. ‘Unitree H1’ është një robot humanoid që po kryen detyra të ngjashme me njeriun dhe së fundmi ka shënuar rekord për shpejtësinë e vrapimit. Roboti në fjalë që është krijim i kompanisë Unitree, ka kapur shpejtësinë prej 3.3 metra në sekondë dhe krijuesit theksojnë se teknologjia e robotit ka potencialin të vrapojë edhe më shpejt, deri në shpejtësinë prej 18 km/h.