Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me lajme të mira për produktet teknologjike amerikane. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump njoftoi se disa pajisje teknologjike si telefonat inteligjentë, monitorët dhe pjesët elektronike do të përjashtohen nga tarifat e reja. E ky vendim synon të zbusë ndikimin negativ, tek kompanitë amerikane të teknologjisë.
Po këtë javë, OpenAI ka publikuar dy modele të reja AI: o3 dhe o4-mini. Siç ka njoftuar kompania e inteligjencës artificiale, që të dyja modelet mund të analizojnë imazhe, diagrame dhe tabela si dhe janë të integrueshëm me mjete si shfletimi dhe gjenerimi i imazheve në ChatGPT.
Anthropic këtë javë, ka njoftuar se Claude AI tani mund të integrohet me Google Workspace dhe kjo lidhje i mundëson asistentit me inteligjencë artificiale të ketë qasje në çdo informacion të ruajtur në Gmail, Google Documents dhe Google Calendar.
Ndërkohë, lajmet e mira nga integrimi i teknologjisë në shëndetësi, nuk kanë munguar as këtë javë. Shkencëtarët e Universitetit Stanford kanë krijuar një molekulë që nxit vetë shkatërrimin e qelizave kancerogjene përmes procesit natyror të quajtura ‘apoptoza’. Kjo metodë vepron me saktësi, duke kursyer qelizat e shëndetshme dhe minimizuar efektet anësore të terapive tradicionale. Kjo qasje jo vetëm që tregon premtime për trajtimin më efektiv të kancerit, por gjithashtu minimizon efektet anësore të dëmshme që shpesh lidhen me terapitë tradicionale si kimioterapia dhe rrezatimi.