Edhe kjo javë ka sjell përplot të reja nga fusha e teknologjisë dhe ne kemi veçuar kompaninë Samsung, e cila po përgatit për treg një telefon të mençur të palosshëm, Galaxy Z Flip FE, që pritet të prezantohet këtë vit. Ky model do të ketë kamera të ngjashme me ato të Flip5 dhe pritet të ketë një çmim më të përballueshëm.
Po këtë javë, presidenti amerikan Donald Trump, ka marr vendim për të shtyrë afatin për shitjen e TikTok-ut.
Nga kompania Meta, kemi sinjale që është duke zhvilluar një version të ri të syzeve inteligjente Ray-Ban, të quajtura ‘Hypernova’, që do të kenë ekran të integruar.
Ndërkohë, Arabia Saudite ka lansuar një projekt inovativ për fenerë laser, që do të përdorin energji diellore për të ndihmuar udhëtarët e humbur në shkretëtirë. Këta fenerë do të ndihmojnë njerëzit të shmangin dehidrimin dhe do ti udhëzojnë ata drejt burimeve të ujit. Projekti filloi me 11 fenerë, ndërkohe nisma ka marr edhe përkrahje qeveritare dhe pritet që të shtrihet në disa rajone të Arabisë Saudite.







