Përmbledhjen javore e fillojmë me shpikjen e pajisjeve të reja teknologjike. Është Motorola, kompani kjo e cila po përgatitë telefonin mobil më të qëndrueshëm deri më tani. Motorola Edge 60 Fusion, është modeli që do të ketë certifikimin për mbrojtje nga uji dhe pluhuri si dhe për mbrojtje ndaj përplasjes në ujë apo nën presion të lartë. Motorola gjithashtu përmes këtij modeli premton përvojë më të mirë edhe të inteligjencës artificiale.
Apple nga ana tjetër pritet që të sjellë iPhone 17 Air, telefon ky i cili nuk do të ketë portë për karikim. iPhone i ri pritet që të jetë pa portë fizike USB-C, duke mundësuar mbushje baterie të telefonit pa kabllo. Kjo vjen si përshtatje me rregullat e BE-së për kabllo universale.
Kur jemi tek pajisjet e reja, edhe Nvidia ka prezantuar DGX Spark, super kompjuterin më të vogël në botë, për inteligjencë artificiale. Një kompjuter i tillë kushton 3.000 dollarë dhe i njëjti përdor superçipin 10GB dhe është ideal për përdorime nga AI.
Këtë javë që po e lëmë pas, lajme patëm edhe nga fusha e mbrojtjes së të miturve. Zvicra po shqyrton ndalimin e qasjes në rrjete sociale për të miturit. Qeveria zvicerane po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale si TikTok dhe Instagram për të miturit nën moshën 16 vjeç, duke pasur parasysh ndikimin negativ të këtyre platformave.







