Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me Samsung, kompani kjo nga e cila po e presim, ndër të tjera edhe telefonin e ri Galaxy S25 Ultra. Përgjatë kësaj jave, në rrjetet sociale janë përfolur specifikat e reja të telefonit e ndër to edhe që Galaxy S25 Ultra, ka qoshe të rrumbullakosura dhe skaje të drejta që duket se janë pak të lakuar nga pjesa e pasme. Kujtojmë që paraardhësi i tij, pra Galaxy S24 Ultra, është në formë drejtkëndëshe. Pamjet gjithashtu tregojnë se telefoni i ri Samsung, përmban një port USB-C dhe S-Pen. Nëse nuk do të ketë ndryshime, është data 23 janar 2025, kur Samsung do të na njoftojë zyrtarisht me telefonin e ri.
Të reja këtë javë kemi edhe na Kosova, e cila është tanimë liderë në rajon sa i përket përdorimit të inteligjencës artificiale. Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2024, që u realizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Kosova kryeson në renditje për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA), me 20%. Ndërkohë menjëherë pas saj e kemi Maqedoninë e Veriut, me 13% për përdorim të ChatGPT-së dhe Shqipërinë me vetëm 4%. Në Mal të Zi rreth 7% e popullsisë e përdorin Inteligjencën Artificiale dhe në Serbi, 6%. Ndërkohë në blerjet online, Kosova përbën një përqindje prej 44, që është mbi mesataren rajonale me 36%. Gjithashtu në Bosnjë dhe Hercegovinë, 38% e qytetarëve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online dhe 37% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Këtë javë do të ju njohim edhe me një zbulim interesant në Kaliforni. Një burim i madh i litiumit është zbuluar në Salton Sea, të Kalifornisë dhe besohet se kap vlerën rreth 540 miliardë dollarë.