Adhuruesit e pajisjeve Apple, nuk do të presin shumë gjatë deri në lansimin e pajisjeve të reja, e në mesin e tyre do të lansohet edhe seria iPhone 16. Gjiganti amerikan raportohet se do ta shpalosë gjeneratën më të re të telefonave në një ngjarje që do të organizohet më 10 shtator. Gjiganti amerikan raportohet se do ta shpalosë gjeneratën më të re të telefonave, në një ngjarje që do të organizohet më 9 shtator.
Të reja këtë javë kemi edhe nga kompjuterët AI, ku firma kërkimore, Canalys, në raportin për tre mujorin e dytë të vitit 2024, ka bërë të ditur se kompjuterët AI përbëjnë 14% të shitjeve të të gjithë kompjuterëve personalë në këtë periudhë dhe Apple është kompania që udhëheq këtë segment me rreth 60 përqind të tregut.
Në Britani të Madhe, është testuar dërgimi i gjakut përmes dronëve. Ky test është kryer nga NHS Blood and Transplant (NHSBT) dhe kompania e logjistikës mjekësore Apian, e përveç dhjetë njësive të transportuara me dron, thuhet se dhjetë pako identike janë transportuar përmes transportit rrugor. Pas vlerësimit, rezultatet treguan se të dy grupet mbetën të zbatueshme, pa dallime të rëndësishme në profilet biokimike ose hematologjike të gjakut, të cilat përcaktojnë nëse ai ka ruajtur cilësinë dhe mund të përdoret për qëllime klinike.







