Përmbledhjen teknologjike këtë javë e fillojmë me sigurinë online. Qeveria amerikane ka lëshuar një paralajmërim për punonjësit që kanë telefona Pixel, ku u sugjeron atyre një përditësim të detyruar të telefonave të tyre për shkaqe sigurie deri më 4 korrik të këtij vitit. Kjo po ndodhë për shkak të një cenueshmërie brenda sistemit operativ Android.
Të reja këtë javë kemi edhe NASA, ku një familje amerikane po kërkon kompensim nga agjencia në fjalë, pasi një objekt që ra nga hapësira, shkatërroi çatinë e shtëpisë se tyre në Florida. Fatmirësisht objekti nuk shkaktoi të lënduar, teksa familja kërkoi një dëmshpërblim nga NASA, që arrin shumën deri në 80 mijë dollarë.
Rrjetet sociale po ashtu kanë qenë shumë aktive këtë javë . Është rrjeti social Instagram i cili së fundmi ka shtuar mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejt apo live, vetëm për listën Close Friends (Shoqërinë e Ngushtë). Bëhet e ditur se funksioni i ri tani po shpërndahet globalisht dhe bën të mundur që përdoruesit të transmetojnë live apo në kohë të drejtpërdrejtë vetëm për listën e tyre të miqve të ngushtë.







