Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me të rejat nga Samsung, kompani kjo e cila ka njoftuar për detajet e gjeneratës së re të telefonave të mençur. Referuar një njoftimi të bërë së fundmi, Samsung Galaxy S24 Ultra, pritet të vë në përdorim një kornize titani. Modeli i ri pritet të jetë 1-gram më i lehtë se sa paraardhësi i tij, duke peshuar vetëm 233-gram. Ekrani pritet të ketë një panel 6.8 inç derisa do të ketë përmirësime të mëdha edhe në kamerën e pasme, duke përfshirë një sensor të ri prej 200-MP. Kompania NASA (Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës) po ashtu është pjesë e të rejave teknologjike këtë javë. NASA ka arritur që të prodhojë mjaftueshëm oksigjen në planetin Mars, për të mbajtur një astronaut gjallë për disa orë, eksperiment ky i pari i këtij lloji në botë. Roveri, i cili u ul në planetin e kuq në shkurt të vitit 2021, është djegur periodikisht përmes dioksidit të karbonit të atmosferës, për të gjeneruar sasi të vogla oksigjeni për më shumë se dy vjet.
Të reja, këtë javë që po e lëmë pas, nuk kemi nga kompania Meta, mirëpo ajo mund të përballet me një padi në Amerikë. Kompania në fjalë, besohet se ka shkelur privatësinë mjekësore të pacientëve që trajtoheshin nga spitalet dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor, që përdornin mjetin e saj të gjurmimit “Meta Pixel”. Sipas paditësve, Meta Pixel i ka dhënë kompanisë amë të Facebook, informacione të ndjeshme për shëndetin e tyre, kur ata hynë në rrjetet sociale të pacientëve, ku ishte instaluar mjeti i gjurmimit, duke i mundësuar Metës të fitonte para nga reklamat.