Javën që po e lëmë pas, më në fund e kuptuam datën zyrtare të lansimit në treg, të gjeneratës së re të telefonave Samsung. E derisa shumë prodhues smartfonësh ende nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të shitur një pajisje me ekran me palosje, Samsung tashmë ka katër gjenerata. Këtë javë kuptuam që 26 gushti, është data zyrtare e plasimin në treg të gjeneratës Z Fold 4. Siç bëhet e ditur nga mediat ndërkombëtare të teknologjisë, telefoni është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit për 30 minuta në thellësinë 1.5 metër, ndërsa, sa i përket çmimit, Galaxy Z Fold 4 kushton 1,800 dollarë që njëherit është edhe çmimi fillestar.
Në përmbledhjen javore të teknologjisë e kemi edhe Zoom për Mac, që tashmë do të jetë më i sigurt për përdoruesit. Një raport i publikuar javën që po e lëmë pas, zbulon se Zoom ka përditësuar Softuerin e tij Mac për të adresuar një problem sigurie, me të cilin hakerët mund të merrnin kontrollin e sistemeve. Nëse defekti nuk do vërehej me kohë, hakerët do të mund të manipulonin gjithashtu një sistem për verifikimin e nënshkrimeve. Kështu, një haker mund të detyronte aplikacionin të kalonte në versione më të vjetra, duke shfrytëzuar më pas problemet e tyre të sigurisë.
Ndryshe, nga Zoom që i ka parapri më të keqes, Signal konfirmoi se një thyerje sigurie tek kompania partnere e verifikimit Twilio, ka ekspozuar numrat e telefonit dhe kodet SMS të afro 1,900 përdoruesve. Këto të dhëna tashmë janë keqpërdorur e fatmirësisht, Signal nuk ruan historikun e bisedave apo kontaktet online, prandaj sulmi nuk duhet të ketë zbuluar të dhëna të ndjeshme të përdoruesve.