Përmbledhjen javore këtë herë, e kemi nisur me një problem kritik sigurie në Safari, i cili paska qëndruar 5 vite i fshehtë. Sipas një raporti të ri të Google Project Zero, ky problem sigurie që është shfrytëzuar nga hakerët, ishte adresuar në fillim të vitit 2013-të dhe rikthyer në 2016-ën. Po flasim për një dobësi në komponentin WebKit, që mund të shfrytëzohet për të ekzekutuar kod arbitrar. Dobësia e sigurisë qëndroi aty për 5 vite, përpara se të rregullohej në janar të 2022-ës, ndërsa vetëm këtë javë është bërë publike.
Vitin e shkuar u paralajmërua makina e parë që lëvizë me energji diellore, ndërsa këtë javë, kompania holandeze Lightyear, ka njoftuar se në vjeshtë do të nisë prodhimin e makinës së parë në botë që punon me energji diellore. Makina do të ketë të instaluara panele diellore dhe mund të udhëtojë mbi 600 km, pa pasur nevojë të mbushet me energji. Ndërkohë, 70 km në ditë mund t’i bëjë vetëm me energji diellore.
WhatsApp sa vjen e bëhet aplikacion më i lehtë për përdoruesit. Javën që po e lëmë pas, aplikacioni ka prezantuar një veçori interesante, që përfshinë mundësinë për të heshtur njerëzit gjatë telefonatave në grup. Kjo veçori, duket e dobishme jo vetëm për të ndalur zërin e njerëzve që harrojnë ta bëjnë vetë, por edhe nëse jeni në të njëjtën dhomë me dikë që është gjithashtu në telefonatë dhe nuk dëshironi të dëgjoni një jehonë të asaj që mund ta thotë.
Facebook ka vendosë që të ‘’godas’’ kritikuesit e rremë të bizneseve. Gjigandi po godet komentet e përdoruesve, për të parandaluar që njerëzit të lënë opinione të rreme në faqet e bizneseve. Kompania ka përditësuar politikën e saj të komenteve në komunitet, për të adresuar këtë çështje të përhapur.