Javën që kemi lënë pas, nga kompania Samsung, njoftuan që nuk do të jetë më emri që përfaqëson vetëm telefona të mençur e televizorë, kjo pasi gjigandi po e sfidon veten edhe në fusha të tjera të teknologjisë. Në pesë vitet e ardhshme, kompania do të investojë 356 miliardë dollarë në hapësira strategjike si çipa, bio-teknologji dhe inteligjencë artificiale.
Në anë tjetë, kompania Google, më në fund po e bënë më të lehtë që çdo përdorues të heqë informacionet personale, nga rezultatet e kërkimit online. Gjiganti i internetit ka lansuar politika dhe mjete të reja për përdoruesit, të cilët duan të bëjnë kërkesë për heqjen e të dhënave personale si numrin e telefonit, e-mail-i, adresa etj. Në të kaluarën përdoruesit duhet të tregonin prova të dëmeve që mund tu shkaktoheshin, në mënyrë që Google të hiqte informacionet e tyre personale. Tani thjesht shkoni tek Google Search Help edhe aty ndër të tjera do të gjeni edhe opsionin e largimit të të dhënave tuaja.
Javën që e kemi lënë pas, kemi pasur edhe listën e vendeve me shpejtësinë më të madhe të internetit. Shpejtësia e internetit matet me megabit për sekond (mbps), derisa sipas faqes online të statistikave ‘worldpopulationreview’, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë internetin më të shpejtë në botë, pasuar nga Koreja e Jugut dhe Norvegjia qe ndodhet në vendin e 3-të.