Java teknologjike na servoi lajmin e mirë për përdoruesit e Androidëve. Se shpejti, mund të fshini historikun e kërkimit në Google nga aplikacioni. Mjafton të klikoni ikonën e profilit dhe do të shikoni një opsion të ri të qasshëm “delete last 15 min”.
Edhe Insagrami, na solli të reja këtë javë. Rrjeti social ka prezantuar një mundësi të etiketimit të produkteve. Me opsionin e ri, përdoruesit mund të etiketojnë produkte të markave të ndryshme në postimet e tyre, e më parë këtë mundësi e kishin vetëm profilet e krijuesve dhe të biznesit.
Sa më shumë që po shkojnë ditët, aq më shumë specifika të serisë Galaxy S22 po dalin në dritë. Me një telefon të tillë, nuk ka nevojë për ndriçim perfekt. Të dy telefonat, Galaxy S22 dhe S22+, janë ndërtuar me sensorin e madh të kamerës Wide-Angle 50 MP, që ndizet gjatë natës, shoqëruar me një kamerë Ultra-Wide 12MP, kamerë telefoto 10MP me zmadhim optik 3x dhe kamerë për selfie 10MP. Ndërsa, kamera me rezolucion të lartë 108MP e Galaxy S22 Ultra, është ndërtuar me sensorin më të madh të Samsung 2,4μm piksel, i cili bën të mundur që lentat të kapin më shumë dritë. Kjo shoqërohet nga një kamerë Ultra Wide 12MP, një kamerë telefoto 10MP me zmadhim optik 3x, një kamerë telefoto 10MP me zmadhim optik 10x dhe kamerë për selfie 40MP.