Megjithëse prezantimi i telefonit të ri nga kompania Apple, do të bëhet në shtator të vitit 2022, qysh tani mediat botërore teknologjike kanë filluar të shpalosin specifika që mund t’i ketë modeli ‘iPhone 14 Pro’. Telefoni në fjalë nga Apple, pritet që të jetë i pari me një kamerë kryesore 48 mega piksel. Informacioni vjen duke u bazuar mbi fjalët e analistit të famshëm të Apple, Ming-Chi Kuo, i cili ka thënë se kamera e re 48 mega piksel, do të lejonte ‘iPhone 14 Pro’, të regjistronte edhe video me rezolucion 8K.
Kur jemi tek Apple, e njëjta ka lansuar një aplikacion i cili nuk është për përdoruesit e tyre iOS, mirëpo për përdoruesit e Andoridëve, duke i bërë konkurrencë direkte rivalit Samsung. Është fjala për aplikacionin Apple AirTags, përmes së cilit i informon përdoruesit, nëse rreth tyre gjendet ndonjë pajisje gjurmimi.
Javën që po e lëmë pas, gjigandi Google tregoi se për çka kemi kërkuar më së shumti në këtë motor kërkimi gjatë 2021-tës? Lista vjetore e gjërave më të kërkuara në Google, është publikuar dhe kryesohet nga kërkimet për serialin korean “Squid Game”. Në top kërkimet që janë bërë në Google, e gjejmë edhe pyetjen “Kur do të mbarojë karantina?”, që njëherit ishte pyetja që kryesonte listën e të gjitha fjalive pyetëse që fillojnë me “kur”. Derisa në listën e yjeve të muzikës, vendin e parë e mban kënga “Driver’s Licence” e Olivia Rodrigo, ndjekur nga albumi i Lil Nas X “Montero”.