11 gusht, kjo është data kur Samsung do të prezantojë telefonat e rinj të cilët do të jenë ‘fleksibël’. Raportet tregojnë se nuk do të ketë asnjë Note të ri dhe kjo u bë më e dukshme kur modelet Galaxy S21 morën mbështetje për lapsin Pen këtë vit. Tani, kemi më shumë gjasa të shohim telefona të rinj si Z Flip dhe Z Fold 2, ndërsa kompania ka konfirmuar se në këtë ngjarje do të lëshojë një Galaxy Watch të ri.
Nëse shkoni në Paris, ju sugjerojmë të vizitoni restorantin ‘Pazzi’, e cila është e pajisur tërësisht nga robotët, të cilët marrin porosinë, përgatisin brumin dhe picat i vendosin në kuti.
“Nga robotika ne ofrojmë qëndrueshmëri, kemi një proces të shpejtë, kontroll të përsosur të kohës, të cilësisë dhe më pas një mjedis mjaft të freskët dhe të relaksuar”, kështu thotë bashkë-shpikësi i robotit ‘Pazzi’, Sébastien Roverso.
Nëse shkoni në Amsterdam, ju do të keni mundësi të ecni mbi urën e shtypur nga robotët në 3D. Për strukturën e kësaj ure, për gjashtë muaj me radhë, në një fabrikë, janë përdorur 4,500 kilogramë çelik, përpara se të vendosej në pozicionin e duhur mbi kanal.
Kur jemi tek printimet 3D, këtë javë, një krah robotik që mund të luajë Nintendo, mori vëmendjen mediatike. Ishte Universiteti i Maryland që bëri prezantimin e këtij kahu i cili mund të kalojë nivelin e parë në lojën Super Mario Bros në konsolën Nintendo, në më pak se 90 sekonda.