‘Dita Ndërkombëtare e Nënës Tokë’ shënohet çdo vit me datën 22 prill, për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe të natyrës.
Kjo ditë, është një përkujtim i marrëveshjes së arritur në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro në vitin 1992. Sot, ne reflektojmë se jemi duke jetuar në një planet të përbashkët dhe se ne duhet të kujdesemi për të. Është detyra jonë, si qytetarë të mbrojmë mjedisin dhe të ndërtojmë një botë më të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Nënë Toka është burimi ynë i jetës dhe i pasurive natyrore dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin tonë në të.
Në këtë ditë, ftohen të gjithë që të reflektojmë mbi rëndësinë e Nënës Tokë dhe të ndërmarrim veprime të qëndrueshme, për të ndihmuar në mbrojtjen e saj. Secili nga ne, mund të ndërmarr veprime të thjeshta për ta ruajtur Tokën, p.sh. të përdorim më pak plastikë, të riciklojmë apo të ulim konsumin e energjisë, etj. Çdo veprim i vogël që bëjmë ne, mund të ndihmojë në ruajtjen e Nënës Tokë dhe në ndërtimin e një bote më të qëndrueshme për të gjithë.