Këtë të shtunë (02.01.19), në qytetin e Pejës të rinjtë do të kenë mundësi të jenë pjesë e një trajnimi mbi qasjen e të miturve si përdorues të narkotikëve organizuar nga shoqata psikosociale ‘Alternativa’ dhe specialisti i psikologjisë klinike, Visar Sadiku.
Përmes këtijë trajnimi synohet ngritja e potencialeve të infermierëve dhe psikologëve për të ofruar këshillat bazë në momentet kur është e nevojshme të punohet me të rinjtë të cilët janë përdorues të substancave narkotike.
Organizatori i këtij trajnimi psikologu, Visar Sadiku, për Radio KFOR-in tregoi për qëllimin e këtij trajnimi dhe benefitet që do të sjell: “Pjesëmarrësit do të trajnohen për të identifikuar nivelin e varësisë, llojin e substancës narkotike, efektet e përdorimit, karakteristikat, efektet psikologjike dhe sociale dhe teknikat përmes së cilave profesionisti shëndetësorë do të ketë mundësi ti zbatojë për ti realizuar këshillimin bazë, me synim në stimulimin e abstenimit të përdoruesit të ri të substancave narkotike si dhe në orientimin e tij drejt marrjes së shërbimeve të vazhdueshme psikologjike dhe mjekësore me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetës dhe menjanimin e dëmeve të mundshme shëndetësore dhe psikologjike”, tregoi Visari.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar prandaj, konfirmimi i pjësëmarrjes mund të bëhet përmes numrit të kontaktit: +383 49 457 807, ndërsa pagesa është 15 euro për person.