Me pastërti nuk nënkuptojmë vetëm pastrimin fizik të njeriut apo të ambientit ku jetojmë, por kjo fjalë ka një kuptim më të zgjeruar, atë të ruajtjes dhe mirëmbajtjes edhe të mjedisit të përgjithshëm, natyrës. Për ta përkrahur këtë tezë, më 17 Shtator të vitit 2022, njerëzit nga 181 vende të botës, do të ngrihen kundër problemit global të ndotjes së mjedisit dhe do të mundohen që të pastrojnë mbeturinat, duke e bërë këtë aksionin më të madh qytetar pozitiv, që bota ka parë ndonjëherë.
Kjo nismë realizohet pikërisht në ‘Ditën Botërore të Pastrimit’, me synim që të bashkohet komuniteti global, në rritjen e vetëdijes dhe të implementohen ndryshime konkrete, drejt qëllimit përfundimtar, për një planet të pastër dhe të shëndetshëm.
Organizata Joqeveritare ‘Let’s do it Kosova’, e cila edhe e organizon këtë aktivitet në vendin tonë, bën thirrje që të veproni tani kudo që të jeni, ngase, siç thonë ata, përmes veprimeve që merrni në komunitetin tuaj, ju mund të bëni një ndryshim, duke e bërë botën një vend më të pastër dhe më të mirë për të gjithë.
Të interesuarit mund të bëhen pjesë e këtij aksioni, duke vepruar në këto mënyra si më poshtë:
- Zgjedh vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;
- Mbledh mbeturinat në lokacionin që keni zgjedhur;
- Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt
– 📸 Bëni foto/video nga aksioni juaj dhe dërgoni ato në faqe të facebook-ut ‘Let’s Do It Kosova’ apo në email-in tpk17shtator@gmail.com,
– dhe në fund në postimet tuaja në rrjetet sociale, përdorni thurjet (hashtags); #tapastrojmekosoven2022, #worldcleanupday2022, #letsdoit, #tapastrojmekosoven, #ditaepastrimitbotes, #worldcleanupday apo #letsdoit