Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zyrtarë nga MAShTI në takimin e rregullt me Drejtoritë Komunale të Arsimit, kanë diskutuar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/25, vendimin për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve mësimore për nivelin 1-9 si dhe për çështje të tjera mësimore. Këtë vit nxënësit e klasave 1-5 janë subvencionuar me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga klasa 6-9 subvencionimi ishte nga 110 euro.
Nga ana tjetër, është Komuna e Prishtinës e cila ka prezantuar programin mësimor tërë ditor për pesë shkolla fillore në kryeqytet, si: “Xhemajl Mustafa”, “Faik Konica”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”, duke u jetësuar reforma më e madhe e arsimit dhe një ndër premtimet me të rëndësishme në fushën e arsimit.
Gjatë mësimit tërë ditor është paraparë implementimi i kurrikulës bazë, shujta e ushqimit e cila do të sigurohet nga komuna dhe pasdite është paraparë të organizohen aktivitet shtesë, që kanë të bëjnë me sportin, muzikën dhe artin.
Radio KFOR-i iu uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm!







