Sot, më 7 qershor, shënohet ‘Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore’, një iniciativë e Kombeve të Bashkuara që synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ushqimit të sigurt, për shëndetin dhe mirëqenien globale.
Kjo ditë thekson domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes qeverive, prodhuesve, bizneseve dhe konsumatorëve për të parandaluar sëmundjet që vijnë nga ushqimi i kontaminuar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit rreth 600 milionë njerëz në botë preken nga sëmundje të shkaktuara nga ushqimi jo i sigurt.
Në këtë ditë po ashtu kujtojmë se siguria ushqimore fillon që nga ferma, vazhdon në fabrikë, në dyqan, në kuzhinë dhe përfshin çdo hallkë të zinxhirit ushqimor. Higjiena, etiketat e skadimit dhe burimi i produktit, janë faktorë kyç në mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.







