Çdo vit nga data 21 deri më 27 mars, shënohet ‘Java e Solidaritetit me Popujt që luftojnë racizmin dhe diskriminimin racor’. Në këtë javë bëhet thirrje dhe reflektohet mbi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të gjitha formave të padrejtësisë dhe diskriminimin mbi njerëzit.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, siguron se të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta dhe kanë potencialin për të kontribuar në mënyrë konstruktive në zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërive të tyre. Për këtë arsye, në vitin 1979, Asambleja e Përgjithshme, miratoi një program aktivitetesh për veprim në luftimin e racizmit dhe diskriminimit në baza racore, duku u bazuar në raportet mbi shkeljet e të drejtave të njeriut kryesisht në vendet afrikane.
Për nder të kësaj jave edhe UNESCO dhe organizata të tjera, organizojnë aktivitete të shumta për të fuqizuar njerëzit të luftojnë dhe të ngritin zërin ndaj padrejtësive, që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut.