Ftohen të gjithë të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në rajonin e Mitrovicës (Mitrovica e Jugut, Mitrovica Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan), të moshave nga 13 deri në 19 vjeç, që të bëhen pjesë e ‘Programit inovativ me aktivitete në natyrë’. Përmes këtij programi, të rinjtë do të kenë mundësi të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre të nevojshme për kontribut aktiv në zhvillimin e komunitetit, program ky i cili implementohet nga Klubi Alpin Prishtina, ndërsa mbështetet nga UNMIK – United Nations Mission in Kosovo dhe IOM Kosovo.
Ky Program pritet të zgjasë katër muaj dhe do t’u mundësojë pjesëmarrësve që përveç skijimit, ecjes dhe orientimit, të zhvillojnë edhe aftësi të tjera të nevojshme për punë praktike, konstruktive dhe krijuese të të mësuarit përmes lojës, komunikimit, bashkëpunimit dhe njohjes së kulturave të tjera.
Të interesuarit mund të aplikojnë online, më së voni, deri më 14 shkurt 2022, në këtë adresë elektronike: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfTGHKeYydvwMz2y2Oxuxn5EmL_g7xPRnkI_Asw4B2qoAi5GQ/viewform?fbclid=IwAR0NA0OySuAFIXXkGH0S9JSm_3ilZYdBr2MlOu6JuCFAHMfj-MQDVqTbVEE