Organizata joqeveritare ‘Keep It Green’, ka hapur thirrjen për të rinjtë e të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Kosovë, që të bëhen pjesë e programit ‘Environmental Activism Camp 2020’. Drejtori i organizatës ‘Keep It Green’, Guxim Klinaku, në një prononcim për Radio KFOR-in, ka treguar qëllimin e këtij kampi: “Kampi është një program i dizajnuar nga ‘Keep it Green’ dhe i finacuar nga European Endowment for Democracy . Është i dizajnuar në atë mënyrë që me kriju program për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, sidomos për studentët nga fushat e ekologjisë dhe shkencave mjedisore si dhe energjisë së ripërtëritshme në mënyrë që të krijojmë liderët e së ardhmes në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ky është faktikisht i gjithë qëllimi i kampit. Kampi mbahet nga data 25 deri në 27 shtator dhe aktualisht aplikacioni për pjesëmarrje është i hapur dhe ne i mirëpresim të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë.”
Z. Klinaku tregoi se programi është në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në gjuhën angleze dhe se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe masat mbrojtëse për ‘COVID-19’, do të ndiqen në mënyrë rigoroze gjatë gjithë programit.
‘Environmental Activism Camp 2020’do të zhvillohet nga 25 – 27 Shtator, 2020, në malet e Rugovës dhe rruga, akomodimi, vaktet dhe materialet do të mbulohen nga vet programi.