Kanceri mbetet një nga sfidat më serioze shëndetësore të shekullit XXI, duke prekur çdo vit miliona njerëz në mbarë botën. Kjo sëmundje nuk njeh kufij moshe, gjinie apo kombësie dhe ndikon jo vetëm tek individët e diagnostikuar, por edhe tek familjet dhe komunitetet e tyre. Përballë kësaj sfide, bashkimi i njohurive shkencore, kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes njerëzore është thelbësor për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rezultateve të trajtimit.
Më 4 shkurt shënohet “Dita Botërore e Kancerit”, nën moton “United by Unique” (Të bashkuar nga veçantia). Kjo moto thekson rëndësinë e vendosjes së individit në qendër të kujdesit shëndetësor, duke njohur se çdo person ka një histori, përvojë dhe nevoja të veçanta. Ajo na fton të shohim përtej diagnozës dhe të promovojmë një qasje më gjithëpërfshirëse, të ndjeshme dhe të personalizuar ndaj kujdesit.
“Dita Botërore e Kancerit” përfaqëson më shumë sesa një datë përkujtimore, ajo është një thirrje për veprim të përbashkët, bashkëpunim ndërinstitucional dhe forcim të solidaritetit shoqëror. Duke u informuar, duke mbështetur njëri-tjetrin dhe duke kontribuar në ndërgjegjësim.







