Përfshirë të dhënat më të fundit ndërkombëtare, afërsisht 1 në 3 fëmijë/adoleshentë raporton se është përballur me bullizëm qoftë fizik, emocional apo edhe online. Kjo tregon se ky fenomen është shumë i përhapur globalisht, edhe pse nuk ka një numër absolut “global” për gjithë rastet e raportuara në një vit, për shkak të mënyrës se si bëhen raportimet në vende të ndryshme.
Andaj, sot shënohet ‘Dita Kundër Bullizmit’, e dedikuar luftës kundër ngacmimeve dhe bullizmit në shkolla, komunitete dhe online. Tema me të cilën shënohet sivjet kjo ditë, thotë “Së Bashku Kundër Bullizmit”, e cila thekson rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit për të ndërtuar një mjedis më të sigurt për të gjithë.
Organizatat, shkollat dhe komunitetet në mbarë botën organizojnë aktivitete sensibilizuese, fushata edukative dhe programe mbështetëse për viktimat, duke nxitur kulturën e respektit, empatisë dhe bashkëpunimit.
Dita e sotme na shërben si një mundësi për ti thënë “Stop bullizmit” dhe për të promovuar një mjedis më mbështetës, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.







