Java e 13-të e Superligës së Femrave do të sjellë disa ndeshje shumë interesante. Nesër (28.02.20), Bashkimi në shtëpi do të pret Kastriotin, ku javën e kaluar skuadra nga Prizreni pësoi humbjen e parë, mi, mirëpo në këtë takim do të jetë favorite ndaj skuadrës nga Ferizaj që kanë 10 humbje dhe 2 fitore.
Pas 11 humbjeve, skuadra nga Gjakova Vllaznimi ka marr fitoren e parë dhe do ta pret në shtëpi Penzën nga qyteti i Pejës, me synim që të rrëmbej një tjetër fitore.
Skuadra e Trepçës në shtëpi e pret Mabetex Prishtinën, vajzat nga kryeqyteti do të udhëtojnë në Mitrovicë me synimin që të rikthehen në Prishtine me fitrore. Vajzat nga Mitrovica kanë 4 fitore dhe 8 humbje, ndërsa Mabetex Prishtina kanë 10 fitore dhe 2 humbje. Më poshtë mund të njiheni me orarin e Javës së 13-të të Superligës së Femrave në basketboll:
E premte (28.02.20)
17:00 Bashkimi – Kastrioti
E shtunë (29.02.20)
19:00 Vëllaznimi – Penza
E diel (01.03.20)
13:00 Trepça – Mabetex