Javën e ardhshme në Kosovë, universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë, do të hapin dyert për një vit të ri plot mundësi dhe sfida akademike. Viti i ri akademik 2024-25 do të fillojë me datën 16 shtator, 2024 dhe ky është një moment i veçantë për studentët e rinj që do të fillojnë rrugëtimin e tyre akademik si dhe për ata që vazhdojnë studimet e tyre të avancuara.
Institucionet e arsimit të lartë janë të përkushtuara për të ofruar një ambient mbështetës dhe stimulues për të gjitha studentët, duke ju ofruar mundësi për zhvillim profesional dhe personal. Sipas Ministrisë së Arsimit, ky vit akademik premton të jetë i mbushur me aktivitete të ndryshme, projekte kërkimore dhe mundësi për bashkëpunim.
Radio KFOR-i ju uron shumë suksese dhe një vit të mbarë akademik gjithë studentëve të arsimit të lartë në vend dhe inkurajojmë çdo student të angazhohet me entuziazëm në procesin mësimor, në mënyrë që të kontribuoni në ndërtimin e një komuniteti akademik të gjallë dhe bashkëpunues.