Bullizmi nuk është vetëm një problem i shkollës, është një sfidë shoqërore që kërkon bashkëpunim, mirëkuptim dhe veprim. Duke treguar “fuqinë për të bërë mirë”, ne mund të ndërtojmë një komunitet ku çdo fëmijë ndihet i pranuar, i respektuar dhe i sigurt.
Nga data 10 deri më 14 nëntor, në shkolla dhe komunitete anembanë botës, shënohet “Java Kundër Bullizimit”, një nismë që ka për qëllim të ndërgjegjësojë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit mbi pasojat e bullizmit dhe rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt e të respektueshëm për të gjithë.
Tema me të cilën shënohet kjo javë, thotë “Fuqia për të Bërë Mirë” (Power for Good), e cila na kujton se secili prej nesh ka forcën për të bërë ndryshimin, për të ngritur zërin kundër padrejtësive, për të mbështetur ata që përjetojnë ngacmime dhe për të ndërtuar një kulturë mirësie dhe respekti në çdo hap të jetës. Në këtë javë, shkollat dhe organizatat zhvillojnë aktivitete sensibilizuese, punëtori, diskutime dhe fushata online, për t’u mësuar fëmijëve vlera, si empatia, bashkëpunimi dhe guximi për të qëndruar në anën e duhur.
Le të jetë kjo javë një kujtesë për të gjithë, ku mirësia është forca më e madhe që kemi.







