Në kuadër të fushatës vetëdijesuese anti-kovid të zhvilluar nga Radio KFOR-i, shumë sportistë e personalitete të ndryshme të jetës kulturore, janë bërë pjesë e saj, duke ndarë mesazhe me dëgjuesit, për të pasur kujdes maksimal dhe për të respektuar masat anti-covid. Pjesë e kësaj fushate është edhe basketbollistja dhe kapitenia e skuadrës së klubit ‘Prishtina’, Era Shatri, e cila për dëgjuesit e Radio KFOR-it ndau një mesazh: “Ftoj të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anti-kovid, sidomos të rinjtë, të cilët duhet të tregojnë shembull dhe kujdes të shtuar. Të mbrojmë vetën por edhe më të moshuarit e personat që kanë probleme të tjera shëndetësore. Në këtë betejë kundër këtij virusi, duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe të ia dalim së bashku.”
Po ashtu basketbollistja Shatri, apeloi tek të gjithë, që të praktikojnë aktivitetet fizike dhe të mundohen të krijojnë një rutinë sa më të shëndetshme të ushqimit.