Sot, më 25 shtator, në të gjithë globin shënohet ‘Dita Botërore e Farmacistëve’. Kjo ditë shënohet për të nderuar dhe vlerësuar punën e jashtëzakonshme të mbi katër milion farmacistëve, të cilët kujdesen për shëndetin e njerëzve.
Profesioni i farmacistit është i shumë i rëndësishëm, sidomos në këto kohë. Ata janë përgjegjës për të siguruar që pacientët të marrin medikamentet e duhura dhe këshillat e nevojshme, për menaxhimin e sëmundjeve. Përmes njohurive të tyre të thella në farmaci, ata ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve. Për herë të parë, 25 shtatori si “Ditë Ndërkombëtare e Farmacistëve” u shënua në vitin 2009 dhe është zgjedhur kjo datë, pasi që në atë ditë të vitit 1912, është formuar Federata Ndërkombëtare e Farmacistëve.
Le të na shërbejë kjo ditë, që të nderojmë dhe falënderojmë punën e të gjithë farmacistëve për angazhimin dhe kontributin e tyre të pamohueshëm, në përmirësimin e shëndetit tonë.
Gëzuar ‘Dita Botërore e Farmacistëve’!