“Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit” është një ngjarje globale që festohet çdo vit me datën 15 mars dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat dhe nevojat e konsumatorëve. Kjo ditë vë në pah të drejtat e konsumatorit të cilat nënkuptojnë se çdo person që blen produkte, mallra dhe shërbime të ndryshme, ka të drejtë të ketë informacion mbi cilësinë, pastërtinë, çmimin dhe standardin e atyre produkteve.
“Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit” festohet çdo vit me një temë specifike, ku këtë vit është zgjedhur tema “Inteligjenca artificiale e drejtë dhe e përgjegjshme për konsumatorët” (Fair and responsible AI for consumers).
Njohja e të drejtave tona si konsumatorë, është thelbësore sepse ne mund të ngremë zërin tonë dhe të ndërmarrim veprime ligjore kundër çdo blerjeje produkti ose shërbimi që bie ndesh me të drejtat tona.