Duke parë nevojën për ndërgjegjësim rreth shëndetit të njeriut, Organizata Botërore e Shëndetësisë zgjodhi datën e sotme, 7 prillin që të shënojë ‘Ditën Botërore të Shëndetit’. Kjo ditë festohet çdo vit, në ditën e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e themeluar në vitin 1950.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është një agjenci e Kombeve të Bashkuara që fokusohet në shëndetin publik të botës në përgjithësi, duke u përfshirë në mobilizimin e shumë përpjekjeve shëndetësore në mbarë botën, duke përshkruar se cilat ilaçe janë thelbësore për shëndetin publik dhe duke treguar se cilave sëmundje duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë.
Për të shënuar këtë ditë, çdo vit caktohet një temë e ndryshme e sivjet kjo ditë shënohet me temën “Shëndet për të gjithë”.