Çdo 22 shtator, shënohet ‘Dita pa Vetura’, një nismë globale që fton të gjithë që të lënë veturat anash dhe të përdorin mjete alternative të transportit, si ecje, biçikleta apo transportin publik.
Qëllimi i kësaj dite është të rris ndërgjegjësimin për ndikimin e madh që ka përdorimi i tepërt i veturave në ndotjen e ajrit, zhurmën urbane dhe shëndetin e njerëzve. Përmes aktiviteteve të ndryshme në qytete anembanë botës, promovohet një stil jetese më i qëndrueshëm dhe një mjedis më i pastër.
Në Kosovë, edhe pse infrastruktura për biçikleta dhe transporte alternative, është ende në zhvillim, gjithnjë e më shumë qytetarët po e shfrytëzojnë këtë ditë për të dërguar mesazhin, se mjedisi i pastër është përgjegjësi e përbashkët. Çdo hap i vogël, si lënia e veturës për një ditë, mund të sjellë një ndikim të madh në cilësinë e ajrit dhe shëndetin e komunitetit ku jetojmë.