“Cheap Flight Day” që përkthehet si “Dita e Fluturimeve të Lira”, nënkupton çmime të përballueshme të biletave të aeroplanit, në fakt nuk është një term zyrtar, por që përdoret për të përshkruar një ditë në fund të muajit gusht, kur linjat ajrore thuhet se fillojnë të ofrojnë bileta fluturimi me çmime më të ulëta.
Këtë vit, kjo ditë po shënohet sot, me 23 gusht dhe zakonisht kremtohet në javën e fundit të muajit gusht, që është edhe periudha e cila shënon fundin e sezonit të udhëtimeve verore dhe fillimin e një sezoni më të qetë për udhëtime, prandaj edhe linjat ajrore sjellin oferta të biletave me çmime të volitshme.
“Dita e Fluturimeve të Lira” apo “Cheap Flight Day” është një koncept relativisht i ri dhe nuk ka një origjinë specifike ose një histori të gjatë kremtimi, pasi ende nuk është një shënim tradicional, por pasi fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit shënon përfundimin e sezonit veror të udhëtimeve, kur kërkesat për bileta fluturimi fillojnë të bien ndjeshëm, shumë njerëz shfrytëzojnë këtë periudhë për të paguar më pak para, për një biletë aeroplani.







