Nelson Mandela ka thënë “Sporti ka fuqinë të transformojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit si pak gjëra të tjera … Ka më shumë kapacitet sesa qeveritë për të thyer barrierat raciale”. Data e sotme 6 prill, njihet si ‘Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe’, që ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë një angazhim të gjatë në përdorimin e sportit si një mjet për ndryshime sociale dhe punojnë së bashku në shumë projekte ndër viteve, duke përdorur ngjarje sportive, të tilla si Lojërat Olimpike, për të kapërcyer mirëkuptimin kulturor dhe për të përmirësuar arsimimin, shëndetin, zhvillimin ekonomik dhe social.
Kjo ditë shënohet si një iniciativë vjetore për sportin, për të nxitur ndryshimet sociale në zhvillimin e komuniteteve, për të pasur paqe edhe përmes sportit.